“Babi ra në lumin e Bistricës”, pas denoncimit nisin kërkimet për trupin

Shqipëria

“Babi ra në lumin e Bistricës”, pas denoncimit nisin kërkimet për trupin

Më: 13 maj 2019 Në ora: 10:36
Foto

Një 55-vjeçar ka rënë në ujërat e lumit të Bistricës pasditen e djeshme, teksa ka qenë duke ikur në shtëpi. Burime nga policia raportojnë se  rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit. Po punohet për gjetjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat