“Babalja”/ Salianji: Nuk ka drejtësi. Do kallëzoj drejtuesit e Policisë së Shtetit

Shqipëria

“Babalja”/ Salianji: Nuk ka drejtësi. Do kallëzoj drejtuesit e Policisë së Shtetit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:31
Ervin Salianji

Ish-deputeti Ervin Salianji para seancës gjyqësore të çështjes “Babalja”, në një prononcim për gazetarët në Gjykatën Penale, tha se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit.

“Atëherë sot siç e dini është seanca e parë gjyqësore për çështjen Xhafaj siç quhet Babalja. Jam sot këtu në respekt të juve. Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi, por bën padrejtësi dhe është varrmirrëse e çështjeve më të rënda.Do bëj kallëzim për drejtuesit e policisë, të gjitha atyre që janë të përfshirë në këtë çështje. Sot në orën 6 e gjysmë i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të ndryshojnë sistemin. Do të denoncoj drejtuesit e policisë, duan ta zhvendosin vëmendjen nga situata aktuale.Është thjesht propagandë, se ka precedent që gjyqtarja të jetë tërhequr në një çështje tjetër ku jam unë i kallëzuar.

Situata është se nuk ka asnjë të arrestuar nga përgjimet, por ka një akuzë qesharake për mua dhe Jetmir Olldashin. Unë nuk kam frikë nga Rama. Edi Rama është një dordolec politik, që nuk trembë sot më as sorrat dhe jo më qytetarët. Frika nuk hyn tek ndjesitë e mia. Frika më e madhe e ime është që të kem frikë. Nuk kam frikë dhe nuk ka asnjë provë, që të më implikoj, sepse kjo është një çështje e lehtë nuk është krim, por thjesht denoncim. Sot protestojmë së bashku me qytetarët në orën 18:30”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat