Qeveria kritika Prokurorisë për dosjet e korrupsionit

Shqipëria

Qeveria kritika Prokurorisë për dosjet e korrupsionit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:35
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në emër të qeverisë shqiptare ka kritikuar punën e prokurorisë gjatë 2018. Gjatë dorëzimit të rekomandimeve vjetore, Gjonaj theksoi se vitin e kaluar ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të çështjeve të hetuara dhe të dërguara në gjyq për veprën penale të korrupsionit.

Nga ana tjetër, kryeprokurorja Arta Marku u kërkoi drejtuesve të prokurorive në rrethe që të marrin masa për zbatimin e rekomandimeve të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit në 2019.

Marku: Rekomandimet janë mjaft të rëndësishme dhe prokurorët duhet që përveç të tjerave të orientojnë punën e përditshme në përmbushjen e tyre. Në zbatim të remomandimeve Prokurori i Përgjithshëm ka detyrimin të nxjerrë udhëzime të përgjithshme dhe po kështu Prokurori i Përgjithshëm monitoron zbatimin e këtyre udhëzimeve. Për të gjitha këto informojmë Kuvendin në fund të çdo viti.

Gjonaj: Një sërë rekomandimesh drejtuar organit të prokurorisë lidhen me masat që duhet të marrin në hetimin e veprave penale të korrupsionit. Nga të dhënat  2018 rezulton se ka një ulje të numrit të personave nën hetim pavarësisht rritjes së numrit të çështjeve të korrupsionit në krahasim me 2017. Por ajo që përbën shqetësim është dërgimi për gjykim i një numri të vogël të procedimeve penale, rreth 8.6% e numrit total të çështjeve të regjistruara. Krahasuar me 2017, ka një rënie me 112 çështje më pak. Për këtë arsye qeveria ka rekomanduar krijimin e një historiku solid me hetime, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion jo vetëm si një nga rekomandimet e BE por edhe në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat