Protesta e opozitës, reagimi i ashpër i RENEA

Shqipëria

Protesta e opozitës, reagimi i ashpër i RENEA

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:49
Foto

RENEA ka reaguar për vendimin e opozitës për të marshuar sërish në protestë ditën e sotme.

“Do jemi gjithashtu në mbrojtje të çdo protestuesi paqësor por ne , do jemi tmerri dhe makthi më i keq i çdo dhunuesi vandal që me apo pa bomba molotov cenon jetën e efektive të policisë, Reneas dhe fnsh, jetën e qytetarëve paqësor dhe demtimin e institucioneve kushtetuese!’, shkruan RENEA.

“Nëse e doni vetën tuaj më shumë se padronët politik QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni vehtën tuaj më shumë se organizatorët e protestës QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni Shqipërinë të zhvillohet dhe të stabilizuar QËNDRONI LARGË DHUNËS sepse nuk do të ketë mëshirë për ju nga RENEA dhe FNSH, nuk do të ketë justifikim as akti më i vogël vandal dhe do merrni përgjigjen e merituar nga Renea , policia e shtetit dhe Fnsh!”, thuhet më tej në reagim.

Reagimi

Sot në protestë RENEA dhe kolegët tanë të FNSH-së do jemi përsëri në krye të dëtyrës në mbrojtje të kushtetutës, rëndit kushtetues dhe institucionëve të shtetit shqiptar! Do jemi gjithashtu në mbrojtje të çdo protestuesi paqësor por ne , do jemi tmerri dhe makthi më i keq i çdo dhunuesi vandal që me apo pa bomba molotov cenon jetën e efektive të policisë, Reneas dhe fnsh, jetën e qytetarëve paqësor dhe demtimin e institucioneve kushtetuese!

I paralajmërojmë vandalët; Nëse e doni vetën tuaj më shumë se padronët politik QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni vehtën tuaj më shumë se organizatorët e protestës QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni Shqipërinë të zhvillohet dhe të stabilizuar QËNDRONI LARGË DHUNËS sepse nuk do të ketë mëshirë për ju nga RENEA dhe FNSH, nuk do të ketë justifikim as akti më i vogël vandal dhe do merrni përgjigjen e merituar nga Renea , policia e shtetit dhe Fnsh!

Të drejtën për të protestuar e keni në çdo kohë, të drejtën për të dhunuar ta harroni! Nga e shtuna e kaluar keni shkelur vijën e kuqe dhe do të përballeni me pasojat më të ashpëra të çdo tentative për dhunë!

~ Forcat Speciale RENEA & FNSH ~

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat