Skadon afati për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie

Shqipëria

Skadon afati për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:21
Foto

13 maji është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidatëve për këshillin bashkiak në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të kenë afat për tu regjistruar deri në orën 12 në mesnatë.

Në KQZ, PS do të mund të regjistrojë vetëm 10 kandidatë për bashkitë më të mëdha në vend, ndërsa 51 të tjerat do të regjistrohen vetëm në qarqet që kanë vetëm një KZAZ. 

Deri tani subjektet që do të regjistrojnë kandidatët për kryetar bashkie në KQZ janë "Aleanca për Shqipërinë Europiane”, koalicioni “Shpresa për ndryshim", si dhe "Bindja Demokratike" e ish-demokratit, Astrit Patozi.

Ndërkohë që KQZ vijon me përgatitjet për zgjedhjet vendore të qershorit, opozita e bashkuar vijon të jetë këmbëngulëse, për të mos u bërë pjesë e këtyre zgjedhjeve duke kërkuar dorëheqjen e kretu të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat