12-vjeçari mbytet në lum teksa ishte peshkuar

Shqipëria

12-vjeçari mbytet në lum teksa ishte peshkuar

Më: 13 maj 2019 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Një 12-vjeçar nga fshati Dragobi i Tropojës është mbytur pasi kishte dalë për peshkim.

I mituri me iniciale J.D. shkoi për të peshkuar në lumin Valbona ditën e djeshme, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij. Familjarët e të miturit ngritën alarmin kur vunë re se 12-vjeçari nuk po kthehej.

Forcat e policisë së Tropojës dhe banorë të fshatit kërkuan gjatë gjithë natës për gjetjen e të miturit, por mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 12-vjeçarit u gjet në shtratin e lumit Valbona pranë Urës së Dragobisë. Nga hetimet paraprake dyshohet se i mituri ka rënë aksidentalisht në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat