Braçe: Basha dhe Kryemadhi përgjegjës për dhunën, më qartë se reagimi i SHBA nuk ka

Shqipëria

Braçe: Basha dhe Kryemadhi përgjegjës për dhunën, më qartë se reagimi i SHBA nuk ka

Më: 13 maj 2019 Në ora: 20:10
Zv.kryeministri Erion Braçe

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar për protestën e opozitës duke vënë në dukje deklaratën e Ambasadës së SHBA-së dhe të Ambasadës gjermane.

SHBA dhe Gjermania janë sërish kundër dhunës ndërsa i drejtohet dy liderëve opozitarë, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit si përgjegjësit kryesorë.

“Dënoni publikisht autorët e dhunës mbi institucionet, policinë, shkatërrimin e pronës dhe sulmin mbi ambasadorin e OSBE në Tiranë”, shprehet Braçe.

Braçe shton se, “shqip e troç, bashkëpunoni e dorëzoni dhunuesit. Me qartë se kaq nuk ka. Ndërkohë identifikimi është i qartë, ata si organizatorë kanë përgjegjësi për dhunën e dhunuesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat