Përfundon protesta e opozitës, Basha: Nuk do të ndalemi

Shqipëria

Përfundon protesta e opozitës, Basha: Nuk do të ndalemi

Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:39
Pamje nga protesta

Ka përfunduar protesta e opozitës shqiptare, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se protesta e tyre nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa.

Protestuesit destinacion e fundit të protestës së sotme e patën tek se selia e PD-së, ku kreu i kësaj partie, Basha shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit e protestës.

“Shqipëria është Evropa, për mbi tre orë, pishtarët e shiut e lidhen shpirtin tuaj me shpresën që buron lartë në qiell me bindjen se Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë ku ishte tre muaj më parë, nën thundrën e errësirës, krimit e korrupsionit. Mirënjohje për të gjithë ju në këtë manifestim të madh proteste. Mirënjohje për të gjithë agjëruesit e Ramazanit, Zoti ua shpërbleftë dyfish këtë devotshmëri”, tha Basha.

Ai tha se në përfundim të kësaj proteste marshim “jemi edhe më të vendosur, edhe më të qartë edhe më të bashkuar, për të sakrifikuar gjithçka për demokraci, për liri. Rama Ik!”

“Do ta vazhdojmë këtë betejë të mbushur me frymim e  shpresë, të vendosur deri në fund të fortë për liri”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat