Soreca: Dënojmë veprimet kundër Borchardt

Shqipëria

Soreca: Dënojmë veprimet kundër Borchardt

Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:48
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me grafitet në apartamentin ku jeton ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se në një demokraci moderne nuk ka vend për veprime të tilla.

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shkruan Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat