Vasili nga protesta: Nuk ka hap prapa deri në largim të Ramës

Shqipëria

Vasili nga protesta: Nuk ka hap prapa deri në largim të Ramës

Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:55
Petrit Vasili

Opozita e bashkuar u mblodh mbrëmjen e sotme në protestën e saj të radhës në kryeqytet, me thirrjet “Rama ik”.

Ndryshe nga protesta e kaluar kjo e sotmja është një marshim protestë, me itinerar të përcaktuar.

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i pranishëm në protestë u shpreh se Të gjithë kanë ardhur për të mos pasur asnjë kompromis me kriminelët.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë hap pas deri në largim të kryeministrit Edi Rama.

“Kush shpresoi te shiu, shpresoi të disa deklarata të papërgjegjshme të disave, mori përgjigjen nga mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës. Ka vetëm një përgjigje. Asnjë hap pas. Shi, borë, breshër, ca do që të ndodhë, ka vetëm një breshër që do bjerë në kokën e Edi Ramës, nuk e shpëton dot njeri. Të gjithë bashkë ia dhanë përgjigjen sot, do ia japin nesër, deri sa të shporret njëherë e përgjithmonë. Nuk ka hap mbrapa. Vetëm Rama Ik”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat