Deputeti i PS: Basha nuk fiton zgjedhjet as në ‘shtëpinë’ e tij, si pretendon të bëhet kryeministër

Shqipëria

Deputeti i PS: Basha nuk fiton zgjedhjet as në ‘shtëpinë’ e tij, si pretendon të bëhet kryeministër

Më: 14 maj 2019 Në ora: 08:35
Foto

Nderkohe qe PD dhe kreu i saj Basha zhvillonin dje protesten e radhes para kryeministrise, me kerkesen per largimin e Rames dhe premtimin se nuk do te kete zgjedhje false te diktuara nga krimi dhe bandat, deputeti i PS-se, Ervin Bushati i ka numeruar tri fakte kryedemokratit, duke i kujtuar se ai nuk arrin te fitoje me as ne lagjen e tij.

Me nje shenim ne profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Bushati, shkruan se “Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të Votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në Shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht Djathas: që kur u bë Z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!”. 

Sipas tij, ne zgjedhjet e 2017, në ate qender votimi, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente.

Duke postuar foton e tri vajzave komisiomere, Bushati thekson se “As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ja ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë MAKTHI I BASHËS?!”

Postimi i Bushatit:

Fakti 1: Z. Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, #QV1929: që kur la lindur në shtëpinë e prindërve të tij. Të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974 … POR SE BESOJNË këtu në Njësinë #8 Tiranë.

Fakti 2: Z. Lulzim Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të Votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në Shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht Djathas: që kur u bë Z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!

Fakti 3: Në Zgjedhjet 2017, në #QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ja ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë MAKTHI I BASHËS?!

PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!

E ftoj Z. Basha: të gjejë CILA BANDË i vodhi zgjedhjet pikërisht në SHTËPINË E TIJ?!

Ai pretendon më KOT se bandat dhe grupet kriminale i kanë vjedhur votat. E quan jolegjitime Kuvendin që doli nga zgjedhjet me demokratike të mbajtura ndonjëherë, standardet e së cilës i garantoi vetë duke patur në drejtim gjithë institucionet më të rëndësishme në vend.

Lulzim Basha hedh Bomba Ruse Molotov drejt institucioneve të Shtetit Shqiptar; ndërsa kur ndodhej brenda tyre qëlloi dhe Vrau protestuesit në Bulevard.

Ai DËSHTOI kur ishte pjesë e qeverisë, DËSHTOI kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë: por sot rrezikon seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, duke e tërhequr poahtë fatin e saj si “Parti e Dhunës” në rrugë.

Nuk duhet harruar se, Mandati i deputetit është kontrata me popullin për të përfaqësuar interesat e tij në Kuvend. Protesta e sotme nuk tregon as përgjegjegjshmëri dhe as përmbajtje.

Pikëpamjet politike të ndryshme duhet të trajtohen përmes DEBATIT dhe DIALOGUT—> Në Kuvend. #BashaSnuk #zemraetiranes #LuliMolotov

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat