Ambasadori britanik në zyrën e Bashës një ditë pas marshimit-protestë

Shqipëria

Ambasadori britanik në zyrën e Bashës një ditë pas marshimit-protestë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 11:33
Foto

Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori britanik në Tiranë Dankan Norman iu drejtua rreth orës 11:00 zyrës së Bashës në selinë blu.

Në fokus të takimit mes tyre mendohet të jetë kriza politike po ashtu dhe protestat pasi në vijim ndërkombëtarët kanë dënuar aktet e dhunës nga protestuesit.

Protesta e të hënës u zhvillua në formën e një marshimi përpara disa istitucioneve që opozita thotë se Rama ua ka vjedhur shqiptarëve.

Ndalesa e parë e opozitës ishte përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,  dyta para Parlamentit.

Më pas manifestuesit ata u ndalën para Ministrisë së Brendshme  dhe ndalesa e fundit ishte përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat