Protesta/ Gjykata lë në burg 20 protestues

Shqipëria

Protesta/ Gjykata lë në burg 20 protestues

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:25
Foto

50 të arrestuarit për protestën e dhunshme të 11 majit kanë dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Duke e përcaktuar si të ligjshëm arrestimin, Gjykata ka vendosur që 20 prej tyre të vijojnë të qëndrojnë në burg, ndërsa 11 prej u vendos masa e arrest shtëpie. Kurse për 19 të tjerë është dhënë masa e sigurisë Detyrim paraqitje.

“Ata që luftojnë për zgjedhje të lira e të ndershme, dënohen. Nuk ka si ndodh ndryshe kur Damian Gjiknuri, hajduti i zgjedhjeve dhe fajtor për shpërdorimin e 40 milionë eurove, gradohet në krye të reformës zgjedhore. Ndërsa qytetarët që dalin në protestë dënohen”, tha ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, pas dhënies së vendimit.

Konkretisht Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për: 
Sami Çela; Amdi Begaj; Drilon Çela; Ardit Boçi; Krenar Potka; Sajmir Pira; Edlir Saraçi; Elgert Gjoni; Gurali Metko; Aleksandër Palaj; Marko Bibaj; Zef Ndoci; Gerjon Rama; Klajdi Halili; Orgest Memaj; Fatjon Gjokrosa; Armand Gjoci; Vition Gjoci; Leonard Hastoci dhe Emiljan Gega.

Konkretisht Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për:
Armend Picakun; Aleksandër Çela; Arjan Rexhepi; Gjovalin Vokrri; Ervin Bami; Madrid Ulqinaku; Isuf Peqini; Ergis Luku; Erjon Gjoka; Dylber Gjoka; Emiljan Gjoci.

Konkretisht Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për:
Ilir Rexhepi; Ronaldi Leka; Alberto Bregu; Elvis Pira; Ibrahim Potka; Enea Hoxha; Angjelin Lleshaj; Gjergji Biba; Mateo Shahini; Ledio Drazhi; Erdi Kollari; Igli Bardhi; Fatjon Fufi; Bob Maluka; Hermest Shukulli; Florjan Uku; Kristian Arapi; Arsel Memaj; Anxhelo Jonuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat