Bushati: Basha, skenar rus

Shqipëria

Bushati: Basha, skenar rus

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:36
Ervin Bushati

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka theksuar se veprimet e kryetarit të Partisë Demokratike me protesta me molotov janë të ngjashëm me një skenar rus.

Gjatë një interviste për “Top Channel”, Bushati theksoi se hedhja e bombës molotov është e dënueshme dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk duhet të ndjekë skenarë rusë.

“Shoh Basha që po përdor një skenar rus me bomba moltov dhe nuk i shkon përshtat opozitës. Basha është bërë dhe si ai i Koresë së Veriut për çështjen e ultimatumit. Ultimatumi një është nuk është shumës, Basha ka bërë rreth 270 të tilla. Më lejoni t’ju them se nuk cakton Basha apo Rama se kush është kryeministër, e caktojnë me vota shqiptarët. Në vitin 2017 Basha ishte pjesë e qeverisë, kishte ministra e zv/ministra, kishte një pjesë të mirë të pushtetit dhe për herë të parë zgjedhjet u pranuan nga të gjithë”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat