Grida Duma apel të fortë Bashës dhe Kryemadhit, ja çfarë duhet të bëjmë

Shqipëria

Grida Duma apel të fortë Bashës dhe Kryemadhit, ja çfarë duhet të bëjmë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:14
Grida Duma

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, foli rreth incidentit të parullës pranë banesës së ambasadorit të OSBE-së. Duma zbuloi nga studio e emisionit “Dritare” se ka kontakte të vazhdueshme me ambasadorin Boschart.

Sipas Dumës, ajo ka bërë gjithmonë thirrje për intensifikimin e komunikimit me ndërkombëtarët.

“Këto ditë pasi ndodhi kjo nuk kam pasur ndonjë komunikim me ambasadorin, por vazhdimisht kam pasur kontakte me faktorët ndërkombëtarë.

Kam bërë thirrje gjithmonë në PD që duhet të intensifikojmë komunikimin me ndërkombëtarët ti bëjmë atyre që të kuptojnë se dalja nga sistemi nuk është bërë për të krijuar destabilizim por për të ndërtuar sistemin”,-tha Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat