“Dhuna” e policisë ndaj Dollapit, Ngjela: S’duhet të ikte me vrap

Shqipëria

“Dhuna” e policisë ndaj Dollapit, Ngjela: S’duhet të ikte me vrap

Më: 15 maj 2019 Në ora: 00:03
Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24”, duke folur për dhunën e policisë ndaj Sahit Dollapit, tha se ai iku dhe ky ishte gabimi fatal.

Ngjela tha se e ka mik Sahit Dollapin, por se ai në atë rast nuk duhet të ikte me vrap.

“Në të gjithë botën nuk i ikën dot policisë me vrap. Mirë ishte të mos kishte ndodhur. Ai ra. Dollapi ishte një njeri i identifikuar sepse nuk vinte nga krimi, por nga politika. Ai iku dhe ky ishte gabim i madh. Nuk e dimë pse u largua, por largimi dhe rrëzimi e bën situatën të rëndë.

Largimi është shkaku. Mund t’i kishte ndodhur diçka edhe më e madhe sepse situata ka qenë e tensionuar,. Nuk ka këtu problem politik. Ai bëri një gabim, ikja me vrap, asgjë tjetër. Ai ra, nuk është se këta e kapën sepse e identifikonin kollaj se është person politik”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat