Lufta ndaj kanabisit e kokaina e Durrësit, Lleshaj: Rezultate konkrete, bashkëpunim me partnerët

Shqipëria

Lufta ndaj kanabisit e kokaina e Durrësit, Lleshaj: Rezultate konkrete, bashkëpunim me partnerët

Më: 15 maj 2019 Në ora: 06:26
Ministri Lleshaj

Kriminaliteti në Durrës zuri po ashtu vendin e tij në intervistën e ministrit Lleshaj dhënë për moderatorin Alban Dudushi të emisionit “Top Show” në ekranin e Top Channel këtë të martë.

Pikërisht në Durrës është kapur sasia më e madhe e kokainës, plot 613 kg, çka tregon se Shqipëria përdoret si vend që transporton këtë lëndë. Por, nga ana tjetër, Shqipëria ka edhe një problem tjetër, kanabisin, për të cilin ka pasur një luftë të ashpër vitet e fundit.

“Lufta ndaj trafikut të lëndëve narkotike kërkon bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, dhe ne në këtë aspekt kemi bërë maksimumin e mundshëm. Sigurisht përpjekjet sa vijnë e shtohen dhe mënyrat e trafikantëve sofistikohen, por policia do të jetë gjithnjë aty për të goditur çdo rast”, tha ministri Lleshaj.

Ministri përmendi shifrat e suksesshme të bashkërenduara jo vetëm nga pala shqiptare, por të njohura dhe të vlerësuara edhe nga ndërkombëtarët, që tregojnë punën reale të bërë në luftën e vështirë por jo të pamundur të policisë shqiptare ndaj narkotrafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat