Shi, shtrëngata dhe.../ Asgjë e re nga moti edhe për ditën e sotme

Shqipëria

Shi, shtrëngata dhe.../ Asgjë e re nga moti edhe për ditën e sotme

Më: 15 maj 2019 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Edhe dita e sotme e mërkurë 15 maj 2019, parashikohet të jetë me reshje shiu në të gjithë territotin e vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, qarqet që pritet të kenë sasinë më të madhe të reshjeve janë Shkodra dhe Lezha.

Sa i përket temperaturave, ajo maksimale do të regjistrohet në vendet e ulëta me 19 gradë celsius, ndërsa ajo minimale 4 gradë në vendet malore.

RESHJET

(E mërkurë dt.15) priten reshje në të gjithë territorin. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në qarkun Shkodër dhe Lezhë reshjet priten të jene mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

(E mërkurë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 7 / 19 °C

në vendet malore: 4 / 14 °C

ERA

(E mërkurë dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat