Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit mbërrin sot në Tiranë

Shqipëria

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit mbërrin sot në Tiranë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 08:11
Klodian Tanushi

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, mbërrin në atdhe mesditën e sotme me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 - 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat