Tragjedi: Vdesin tre shqiptarë nga aksidenti i rëndë, njëri po festonte ditëlindjen

Shqipëria

Tragjedi: Vdesin tre shqiptarë nga aksidenti i rëndë, njëri po festonte ditëlindjen

Më: 15 maj 2019 Në ora: 08:29
Gentjan Belba

Tre persona kanë vdekur pas një aksidenti të rëndë që ndodhi dje rreth orës 22:30 në dalje të qytetit të Kavajës.

Pas Gentjan Belbës 23  vjeç dhe  Lumturie Demrozi 46 vjeç ka ndërruar jetë edhe i riu 23 vjeçar Vilson Cara i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’  me targe AA 615 VO që për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerët.

Ndërkohë që vajza e viktimës Lumturie Demrozi  Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat