Gjendet pas 3 ditësh trupi i të mbyturit në lumë, familjarët me akuza të forta për autoritetet

Shqipëria

Gjendet pas 3 ditësh trupi i të mbyturit në lumë, familjarët me akuza të forta për autoritetet

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:11
Kërkimet

Tri ditë pasi u vetëmbytë në lumin e Bistricës, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të Arben Shaqirit. Raportohet se trupi është gjetur shumë pranë vendit ku 55-vjeçari u mbyt pasditen e së dielës së kaluar.

Familjarët ditën e djeshme kanë akuzuar autoritetet në Sarandë se nuk ka nisur në kohë kërkimet për trupin e tij. Në një prononcim për Report Tv, kreu i komunitetit rom në Sarandë, Ramiz Begani akuzoi se ndonëse kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja e rëndë, polumbarët nuk kishin ndërmarrë asnjë lloj operacioni.

Si pas dëshmitarëve, Shaqiri ishte nisur për tek varrezat e djalit të vogël 6-vjeçar i cili në vitin 2005, u përdhunua dhe më pas u vra dhe nuk u kthye më i gjallë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat