Takimi me aleatët/ Shehi: Zgjedhje më datë 30 nuk ka!

Shqipëria

Takimi me aleatët/ Shehi: Zgjedhje më datë 30 nuk ka!

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:30
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi pas një takimi që pati në selinë e PD mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe aleatëve theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë të rëna moralisht, por edhe me dokumente sepse nuk ka më shumë se 25 kandidatë përballë.

“Mesazhi kryesor i takimit ishte se zgjedhje më datë 30 nuk ka. Kjo është e para mesazhi kryesor. Më shumë se 25 kandidatë nuk ka konkurrues. Kanë rënë që tani moralisht zgjedhjet. Do sajojnë kandidatë. Që sot po ju paralajmërojmë se ka filluar manipulimi zgjedhor. Kanë rënë dhe me letra. Nuk do lejojmë zgjedhje më datë 30 qershor me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, në 360 gradë. Këtu moral më për zgjedhjet nuk ka”, deklaroi Shehi.

Ai tha se do vijojnë protestat dhe aksionet e tjera të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat