Kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak të Durrësit, në listë edhe personi që i dha skafin Saimir Tahirit - Bota Sot
Kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak të Durrësit, në listë edhe personi që i dha skafin Saimir Tahirit

Shqipëria

Kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak të Durrësit, në listë edhe personi që i dha skafin Saimir Tahirit

Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

“Panorama” publikon listën e 65 kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Durrësit. Ne te janë gjithashtu emra të njohur në qytetin e Durrësit.

Lista kryesohet nga Spartak Kovaçi, që është drejtori i Ujësjellësit, ndërsa ishte kandidat potencial edhe për të kandiduar si kryebashkiak, por në fund PS-ja vendosi Sakon.

E dyta në listë është Jolanda Mustafaraj, drejtoreshë e Rezidencave Qeveritare në Durrës, i treti është Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të Qarkut të Durrësit, më pas vjen Ana Dhamo, pedagoge, Ani Dyrmishi, drejtor i Hekurudhave. Ky i fundit ka qenë një ndër personat e listës së zezë, të publikuar nga Kryeministri Rama në faqen e tij në “Facebook”, pas anketimit të bërë nga qytetarët.

Pjesë e listës janë edhe Jurgen Dashi dhe Adriana Hatellari, që më parë kanë qenë pjesë e LSI-së, por tani kanë kaluar te listat e PS-së. Pjesë e listës është edhe Orges Liperi, emër i cili është bërë publik në kohën e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi njihej si njeriu që i kishte dhënë skafin privat ish-ministrit.

Në datën 8 gusht 2014, Tahiri, sipas hetimeve, kishte shkuar nga Saranda në Korfuz me një gomone “Solemar” 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore, Orges Liperi.

LISTA E KANDIDATËVE TË PARTISË SOCIALISTE PËR KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS
SPARTAK KOVACI
JOLANDA MUSTAFARAJ
ALFRED MULLARAJ
ANA DHAMO
ANI DYRMISHI
ANILA KAPIDANI
AFRIM BAKAJ
ZAMIRA MUSTAFARAJ
AGIM KARAJ
ADRIANA HATELLARI
JURGEN ZAZA
SILVA ALEKSI
AGIM CIRAKU
VIOLETA MYHEDINI
JURGEN DASHI
PAMELA BARDHAJ
KLODIAN KERTUSHA
SILVANA KAVAJA
INDRIT CERLOJ
NURIJE GJONI
ILIR SUBASHI
ALNEIDA RROSHI
ARTION BEQIRAJ
PERIANA KOTRI
ARBEN ISAKU
ETLEVA BUDINI
MAHMUT MANI
DENISA LUARASI
ERMAND LACI
VALBONA BEGICI
ORGES LIPERI
JULIANA OSMANI
ARDIAN PEZA
FLORESHA QOSHI
TOMOR AGALLIU
EZMERALDA XHERAJ
ELIO JANI
LEJLA COLLAKU
ALBAN RAMOHITAJ
KLMENTINA MEÇI
KASTRIOT XHANGOLI
ENI KARABOJA
GERALD DAUTAJ
ROMINA UKA
PETRIT ISMAILATI
ROBERTA KOTI
ALEKSANDER CANGONJA
SHQIPONJA IBRAHIMI
FATMIR MERKURI
MIMOZA XHENGO
VALTER HOXHA
MARJETA MILLOSHI
RENIS MULLAJ
LULJETA METANI
ARBER ELMADHI
HOLTA PENGU
MUHARREM TAFA
MARSIDA DAJA
ESAT LICA
JONIDA LLESHI
SPIRO PACO
LAERTA AZISLLARI
ILIR SHABANI
AGNEZA BERISHA
ERALD SHAHINI

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...