Aleatët e Bashës: Pas 6 muajsh të ketë zgjedhje lokale dhe zgjedhje të përgjithshme

Shqipëria

Aleatët e Bashës: Pas 6 muajsh të ketë zgjedhje lokale dhe zgjedhje të përgjithshme

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:17
Foto

Pas Tiranës dhe Durrësit, ‘Forumi për zgjedhje të lira’, i organizuar nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’, është ndalur në qytetin e Fierit.

Aleatët historikë të Partisë Demokratike, Shehi, Ndoka, Mediu, Dule dhe Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Vagjel Dule: Kjo qeveri nuk mund të garantojë normalitetin minimal në çdo aspekt të jetës sonë, ndaj nuk ka asnjë arsye për të qëndruar qoftë edhe një ditë në pushtet"

Nard Ndoka: Do ti përdorm të gjitha mjetet demokratike të qëndresës dhe reagimit shumë fort për t'i treguar se koha e tij ka përfunduar.      

Dash Shehi: Nuk bëhen më zgjedhje,ky duhet të ikë sepse ju ka futur dorën në xhep.

Agron Duka: Grupet e interesit të kësaj qeverie nuk janë biznesmenët dhe fermerët e ndershëm dhe qytetarët por ata që e sollën në pushtet.

Fatmir Mediu: Paketa e parë e propozimit tonë është zgjidhja momentale e krizës pas 6 muajsh të ketë zgjedhje lokale dhe zgjedhje të përgjithshme.

Duke komentuar dy protestat e fundit kombëtare, të zhvilluara nga opozita e bashkuar, ata i kanë bërë apel qytetarëve për vijimin e qëndresës ndaj mazhorancës ilegjitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat