“Duhet dialog”, Manjani: Nëse synon lumturimin e palëve, u shoftë kjo ide

Shqipëria

“Duhet dialog”, Manjani: Nëse synon lumturimin e palëve, u shoftë kjo ide

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:49
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në facebook ironizon deklaratat e ndërkombëtarëve për dialog politik.

Manjani shkruan se nëse dialogu synon "lumturimin" e palëve politike, apo kryetarëve të partive, u shoftë kjo ide, ndërsa thekson se Shqipërisë i duhet sot vetëm një datë zgjedhjesh politike dhe duhet rivendosur pluralizmi politik në Parlament.

Postimi i Manjanit:

"Duhet dialog politik"- thonë.

Dakort! 

Në parim, dialogu është koncept i pakundërshtueshëm.

Pyetja e vërtetë është:

Për çfarë e me ç'objektiv?

Nëse dialogu synon "lumturimin" e palëve politike, apo kryetarëve të partive, u shoftë kjo ide!

Nuk kemi hiç nevojë për këtë.

Shqipërisë i duhet sot vetëm një datë zgjedhjesh politike. Duhet rivendosur pluralizmi politik në Parlament.

Pastaj vijnë të tjerat...

Nëse ky është objektivi i dialogut po, e mirëpresim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat