I vodhi telefonin një të arrestuari, pranga oficerit të policisë gjyqësore në Korçë - Bota Sot
I vodhi telefonin një të arrestuari, pranga oficerit të policisë gjyqësore në Korçë

Shqipëria

I vodhi telefonin një të arrestuari, pranga oficerit të policisë gjyqësore në Korçë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:26
Foto

Një Oficeri i Policisë Gjyqësore në Korçë është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e telefonit të një personi të arrestuar më parë duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim formularësh.

SHÇBA thotë se në pranga u vu N/Komisar E.S., 39 vjeç, banues në Korçë me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

"Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t'ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit", thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

Arrestimi i 39-vjeçarit u bë pas denoncimit në media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...