Vajza ruse tregon si ra në dashuri me shqiptarin dhe la Londrën dhe Rusinë për Tiranën

Shqipëria

Vajza ruse tregon si ra në dashuri me shqiptarin dhe la Londrën dhe Rusinë për Tiranën

Më: 16 maj 2019 Në ora: 06:35
Anna Laska

Një nga historitë më mbresëlënëse mbrëmë në emisionin  Soiree ishte ajo e një vajze ruse, Anna Laska, e cila për hir të dashurisë, la Londrën ku jetonte kur njohur bashkëshortin e saj dhe u zhvendos në Tiranë.

“Unë e njoha bashkëshortin tim në Greqi, kur ishim me pushime para 12 vitesh. Ishim me pushime rreth 7 ditë dhe njoha këtë djalin. Pastaj u ktheva në vendin tim, në Rusi. Aty filluam të flisnim në Facebook”, – ka treguar Anna për bashkëshortin e saj nga Mirëdita.

“Bashkëshorti im jetonte në Greqi prej 22 vitesh, kurse unë isha 19 vjeçe kur e njoha. Njohja ka ndodhur në Athinë. Ai ishte me motrën e tij, kaq dhe u njohën në plazh. Fillimisht, po rrinim në një bar dhe pastaj u afrua dhe më tha, nëse mund të më qeraste me një pijë. Në fillim nuk më tha që ishte shqiptar. Kur folëm në telefon pastaj e kuptova që ishte shqiptar”, – ka vazhduar rrëfimin Anna.

“Unë nuk e dija çfarë ishin shqiptarët, Shqipëria! Ama, tani kemi një djalë 3 vjeç. Rreth 2 vite e mbajtëm lidhjen në distancë. Pastaj shkuam në Greqi dhe jetuam për 5 vite. Më vonë, kur ra kriza, vendosëm të jetojmë në Shqipëri.”

Më pas ajo shton: “Kam pasur vështirësi për gjuhën se është shumë e vështirë. Familja e burrit më priti shumë mirë. Me mamin e burrit jam si shoqe!”

E pyetur nëse do të largohet nga Shqipëria, Anna ka treguar se është më mirë këtu se në vendlindjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat