Emrat/ Futen sot në Kuvend 10 deputetët e rinj, 6 ‘tradhtarët’ e LSI e PD

Shqipëria

Emrat/ Futen sot në Kuvend 10 deputetët e rinj, 6 ‘tradhtarët’ e LSI e PD

Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:21
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendit të Shqipërisë pritet t’u shtohen 10 deputetë të rinj.Ditën e djeshme është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, i cili shqyrtoi dhënien e mandatit të deputetit 3 kandidatëve nga listat e PD-së dhe të LSI-së, të cilët kanë pranuar të marrin mandatin.

Mësohet gjithashtu se ditën e sotme, përpara fillimit të seancës plenare do të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili do t’u japë mandatin edhe 7 deputetëve të tjerë, katër nga PS, dy nga LSI dhe 1 nga PD.

Katër deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të vijnë si rrjedhojë e dorëheqjeve të Pjerin Ndreut, Rakip Sulit, Ilir Xhakollit dhe Nuri Belbës, të cilët do të garojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit. Si zëvendësues të tyre do të jenë kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko, që mori mandatin e Rakip Sulit që kandidon në Kamzë, Adriana Jaku të Pjerin Ndreut që kandidon në Lezhë, Florenc Spaho të Nuri Belbës në Përrenjas dhe Ardit Konomi të Ilir Xhakollit që do të garojë në 30 qershor në Pogradec.

Kandidatët e tjerë që do të bëjnë betimin në Parlament janë “tradhtarët” që kanë thyer vendimin e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në mes tyre janë Vasil Sterjovski nga listat e LSI-së në Qarkun e Korçës dhe Edmond Stojku nga listat e LSI-së në Tiranë, Halit Valteri nga listat e PD-së në Tiranë, Suzana Topi nga lista e LSI-së në Elbasan dhe Selami Janishehut dhe Besnik Troplinit po nga listat e PD-së për Qarkun e Tiranës.

DEPUTETET E RINJ NE KUVEND

PS
Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit
Adriana Jaku merr mandatin e Pjerin Ndreut
Florenc Spaho merr mandatin e Nuri Belbës
Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit
PD
Halil Valteri PD Tiranë
Selami Jenisheri PD Tiranë
Besnik Troplini PD Tiranë
LSI
Vasil Sterjovski LSI Korçë
Edmond Stojku LSI Tiranë
Suzana Topi LSI Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat