Zgjerohet mosha përfituese, fishat e diabetit falas deri në 25 vjeç

Shqipëria

Zgjerohet mosha përfituese, fishat e diabetit falas deri në 25 vjeç

Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:26
Ilustrim

Qeveria shqiptare ka marrë një tjetër vendim për zgjerimin e përfituesve të fishave të diabetit falas. Pas fëmijëve të moshës 0-18 vjeç që përfituan fishat e diabetit falas për herë të parë gjatë vitit 2018, qeveria ka vendosur që zgjerojë moshën e përfituesve, duke përfshirë edhe të rinjtë deri në 25 vjeç.

Nga ky vendim i fundit i qeverisë çdo familjeje që ka fëmijë apo të rinj që vuajnë nga diabeti, i kursehen 1.6 milionë lekë në vit pasi efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga buxheti i miratuar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në total nevojiten rreth 868,700 fisha diabetike në një vit për pacientët, që pas vendimin të qeverisë do t’i përfitojnë falas. Në vendim përcaktohet gjithashtu shpërndarja e fishave të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat