“Iliri dhe Monika hanin byrek, Edi Ramës i kam qepur pantallonat”

Shqipëria

“Iliri dhe Monika hanin byrek, Edi Ramës i kam qepur pantallonat”

Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:41
Kujtim Gjuzi

Deputeti i ri i Parlamentit nga radhët e Partisë Demokratike Kujtim Gjuzi ka zbuluar bisedën e tij të hershme me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe presidentin Ilir Meta, gjatë kohës kur ai menaxhonte një biznes.

I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, Gjuzi është shprehur se i ka përzënë nga një biznes Metën dhe Kryemadhin, pasi po hanin byrek aty, ndërkohë që nuk lejohej.

“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë ngrënë byrek tek “Kapricoza”.

Në atë kohë unë i ka kam thënë që ju jeni duke ngrënë dhe e drejta zakonore nuk do me u përzënë, por herë tjetër nuk mund të hani më byrek këtu.”, deklaroi Gjuzi.

Ai tregoi edhe për karrierën politike si dhe njohjen e parë me Ramën.

“Jam ekspert në fushën e ekonomisë, dhe ato që i thash guvernatorit në seancë tha Gjuzi ka të drejtë”, theksoi deputeti i ri.

Sipas tij profesioni i parë ka qenë rrobaqepës dhe tregoi se “Rama i ka qepur tek mua pantallonat e para, pastaj mësoi vetë” – tha më pas Gjuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat