Reforma në Drejtësi, Ylli Manjani: E pavlerë, thjesht ndryshim emrash

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, Ylli Manjani: E pavlerë, thjesht ndryshim emrash

Më: 16 maj 2019 Në ora: 16:57
Ylli Manjani

Teksa i cilësoi si një teatër politik deklaratat e mazhorancës se opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi, në studion e “Top Talk”, Ylli Manjani e zhvlerësoi atë duke thënë se kjo reformë nuk sjell asgjë tjetër veçse ndryshim emrash në Drejtësi.

“Reforma në Drejtësi nuk është reformë e thellë, është një reformë për të hequr ca, e për të vënë ca të tjerë. Gjithë ajo gugule e madhe kështu përfundon. Reforma e vërtetë nuk është bërë. Reforma se si bëhet gjyqi dhe jo kush do e bëjë gjyqin. Në sistemin tonë të burgjeve ne kemi gjysmën e të burgosurve pa vendim fajësie. Ata janë të paraburgosur, por rrinë në burg. Një pikë që tregon dështimin spektakolar të reformës në drejtësi dhe të gjitha reformat e tjera. Kjo reformë ska për t’i dhënë kurrë frutet e saj, sepse kjo synon vetëm që të heqë ca, e të vërë ca të tjerë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat