Deputeti demokrat, Lefter Maliqi i ftuar në emisionin “360 Gradë” u shpreh se ai vetë është specie e vecantë sa i përket shitblerjes së votave dhe për këtë ai pretenon se i ka dhënë provat.
Maliqi: Unë kam që nga 2005 dhe deri tani 9 fushata i kam drejtuar. LSI, PS, PD kanë blerë vota gjatë thotë kohës. Janë blerë vota. Unë jam specie e vecantë.
Zheji: Do të njohim.
Maliqi: Do më njohësh sepse unë i kam dhënë provat. Fitova komunën më të madhe të Beratit kundër PS dhe PD. I dhashë PD mandat të tretë që nuk i merrte kurrë në Berat, i ktheva 4 komuna nga PS në PD në Berat që nuk mund të ndodhte kurrë.