Lleshaj nga Korça: Zgjedhjet më 30 Qershor, kush cënon votën do ndëshkohet

Shqipëria

Lleshaj nga Korça: Zgjedhjet më 30 Qershor, kush cënon votën do ndëshkohet

Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:12
Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli nga Korça për procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Lleshaj, tha se qeveria është angazhuar për të garantuar të drejtën e votës për qytetarët dhe ata që do të përpiqen ta cënojnë atë do të japin llogari para ligjit.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, deklaroi Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat