E zë korrenti, ndërron jetë elektriçisti

Shqipëria

E zë korrenti, ndërron jetë elektriçisti

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:40
Foto

Një 35-vjeçar me profesion elektriçist ka ndërruar jetë pasi ka rënë kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se rreth orës 12:50, në Rrashbull të Durrësit, 35-vjeçari K.Xh, duke riparuar një defekt elektrik në një shtyllë , ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat