Lleshaj: Së shpejti bashkëpunim me FRONTEX - Bota Sot
Lleshaj: Së shpejti bashkëpunim me FRONTEX

Shqipëria

Lleshaj: Së shpejti bashkëpunim me FRONTEX

Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:18
Sandër Lleshaj

“Së shpejti ne do të fillojmë një operacion të gjerë në bashkëpunim me FRONTEX, i cili synon të rrisë kapacitetet e Policisë shqiptare për menaxhimin më të mirë të pikave të kufirit dhe kufirit të gjelbër”.

Kështu tha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pas inspektimit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në prag të nisjes së zbatimit në terren të marrëveshjes me FRONTEX për menaxhimin e përbashkët të kufirit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Deklarata

Ministri Lleshaj: Së shpejti ne do të fillojmë një operacion të gjerë në bashkëpunim me FRONTEX, i cili synon të rrisë kapacitetet e Policisë shqiptare për menaxhimin më të mirë të pikave të kufirit dhe kufirit të gjelbër. Është hera e parë që BE nënshkruan një marrëveshje të tillë me një vend jo anëtar, pra e bënë me Shqipërinë për herë të parë dhe synojmë që përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm, të mund të forcojmë kapacitetet e kontrollit të kufirit, të frenojmë flukset migratore, të frenojmë trafikun dhe të rrisim bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me këtë agjenci shumë të specializuar të BE, prej të cilës mendojmë që do të përfitojmë shumë eksperiencë dhe shumë mbështetje teknike dhe materiale.

Në datën 21 do të zhvillohet një aktivitet i madh në Tiranë, i cili do ta lançojë fillimin e këtij projekti të rëndësishëm, të cilin ju ftoj ta ndiqni pastaj për më shumë detaje.

Pyetje: Zoti Ministër, për shkak të procesit të skanimit, udhëtarët shqiptarë dhe jo vetëm, presin për orë të tëra në kalimin kufitarë, edhe në kushte të vështira atmosferike. A mund të bëhet diçka më tepër, të paktën për akumulimin e tyre qoftë edhe të përkohshëm të një orë, dy apo tre që presin në këtë pikë kalimi?

Ministri Lleshaj: Kam diskutuar pikërisht për këtë çështje me gjithë drejtuesit e Policisë Vendore dhe atyre të Doganës e të Kufirit. Është një shqetësim, i cili meriton vëmendje dhe do të merremi më të, nuk mund t’ju them sot konkretisht se çfarë do të bëjmë, por di që do të përfshihet shumë shpejt në planet tona për të adresuar, është një shqetësim shumë i drejtë, i cili prek shumë qytetarë.

Kushtet fizike këtu janë këto që janë, por ne do të marrim masa për ta adresuar këtë si problem, sigurisht që meriton zgjidhje.

Pyetje: Duket se me përmirësimin e kushteve atmosferike, fluksi i refugjatëve që vijnë nga vendet në konflikt, fillon e rritet çdo ditë. A ka Shqipëria kapacitet për ti pritur?

Ministri Lleshaj: Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur flukse të mëdha dhe arsyeja e fillimit të këtij projekti të madh me FRONTEX është edhe kjo, shtimi i kapaciteteve me qëllim që një numër i konsiderueshëm i oficerëve që do të vijnë nga vendet e Bashkimit Europian do të kryejnë patrullim real bashkë me oficerët dhe punonjësit tanë të policisë me qëllim që ky fenomen të mbahet nën kontroll të plotë. Kjo është dhe risia e madhe që na pret duke filluar që nga data 21 maj e në vijim. Faleminderit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...