Gjonaj sërish kritika ndaj Arta Markut

Shqipëria

Gjonaj sërish kritika ndaj Arta Markut

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:07
Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shprehur sërish rezerva për punën E Prokurores së Përkohshme, Arta Marku në lidhje me numrin e paket të hetimeve disiplinore ndaj prokuroreve.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ajo pranoi se ka një vakkum ligjor, por theksoi se Prokurorja e Përgjithshme eshtë i vetmi mekanizën inspektues deri në krijimin e Inspektori i Lartë i Drejtësisë 

"Përtej faktit të kësaj mungese dhe vakumit ligjor ashtu si ministri i Drejtësisë kreu rolin e tij në kuadër të verifikimeve paraprake në këtë procedurë tranzitore të gjyqtarëve ashtu duhej ta kryente dhe prokurori i përgjithshëm për prokurorin"

Gjonaj pati të njëjtën përgjigje edhe për uljen e numrit të procedimeve proactive per korrupsion dhe pastrimn e parave ku tha se prokurori i pergjithsem ka detyre të orientoje vartesit 

" Ne sot kemi një sistem të decentralizuar ku prokurori i cështjes është zot i cështjes së tij prokurori i përgjithshëm ka detyrë të drejtojë drejtuesit e prorkurorive dhe prokurorët për prioritetet"

Gjonaj tha se qeveria për vitin 2019 ka vendosur si prioritet luftën kunder krimit te organizuar dhe korrusionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat