Komunitetet fetare kontroll teksteve shkollore dhe literaturave në burgje

Shqipëria

Komunitetet fetare kontroll teksteve shkollore dhe literaturave në burgje

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:59
Foto

Tekstet shkollore dhe ato të riedukimit në burgjeve do të kontrollohen për të shmangur informacione që nxisin dhunën dhe urrejtjen apo predikojnë hakmarrjen. Kjo praktikë do të jetë me prioritet nga krerët e komuniteteve fetare, të cilët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me qendrën e koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ndërkohë qeveria amerikane ka mbështetur me 5 milionë dollarë programet e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Tekstet shkollore dhe ato që hyjnë në ambientet e burgjeve do të kontrollohen me kujdes për shmangur informacionet ose faktet që nxisin dhunën dhe urrejtjen apo që predikojnë hakmarrjen.

Kjo praktikë do jetë me prioritet nga komunitetet fetare, të cilat kanë marrë përgjegjësinë e krijimit të një filtri profesional në këto institucione të arsimit dhe riedukimit.

Krerët e komuniteteve fetare nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me qendrën e koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm, sipas të cilit do të përmirësohet literatura aktuale në sistemin arsimor.

Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, tha se memorandumi do të ndihmojë njohjen e situatës në vend, të evidentimin e personave të dhunshëm dhe më pas identifikimin e strategjisë që duhet ndjekur.

Sojati: Të kemi njohuri mbi çfarë po ndodh, kush janë aktorët dhe si duhet të punojmë më afër për të ndarë atë që dimë dhe atë që dimë të bëjmë.

Më shumë se 5 milionë dollarë do i kushtojë qeverisë amerikane mbështetja kundër ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri.

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses Ones, gjatë takimit për projektin e shkollave si qendër komunitare vuri theksin te përparimi që ka bëri Shqipëria në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Leyla: Ne mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit tonë me Shqipërinë, aleaten tonë në NATO, dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet që ndërtojnë komunitetet, që ofrojnë mundësi për angazhimin e rinisë dhe largimin nga dhuna si dhe ndihmojnë qytetarët të kontribuojnë për të mirën e përbashkët.

Sipas të dhënave aktualisht 52 shtetas shqiptarë ndodhen në sonat e luftës, ndërsa nga viti 2011 deri në 2015 janë bërë pjesë e ISIS më shumë se 100 shqiptarë, një pjesë e të cilëve janë vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat