Hasa: Nuk ka marrëveshje Rama-Basha është propagandë e qeverisë

Shqipëria

Hasa: Nuk ka marrëveshje Rama-Basha është propagandë e qeverisë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 17:01
Endri Hasa

Ish-deputeti demokrat Endri Hasa i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi vendosjen e komisionerëve zgjedhore të PD në Komisionet zonale zgjedhore.

 Hasa u shpreh se kjo nuk bëhet për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha, por për të kontrolluar dhe monitoruar edhe këtë proces, që sispas tij është fasadë.

Endri Hasa: Nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur marrëveshje Rama-Basha. Janë trillime mediatike dhe propagandë e pastër e qeverisë. Opozita e popullit, legjitime ka zgjedhur të propozojë eventualisht anëtarë në të gjitha komisionet zonale zgjedhore për të shmangur manipulimin edhe të këtij procesi fasade. Një proces që tenton të fusë kandidatë fasadë dhe praktikisht as ato nuk po i gjen dot, ku tenton të regjistrojë kandidatë jashtë kushteve të ligjshme. Ne për të monitoruar shkeljen që i bëhet ligjit kemi menduar si një opsion faktin e paraqitjes së komisionerëve në Komisionet zonale zgjedhore.

Kjo bëhet për monitorim dhe evidentim të gjitha shkeljeve për të gjitha masakaradat në kurriz të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat