Hahn jep sinjalin për Shqipërinë: S’do ishte e drejtë që Maqedonia e Veriut të priste ata që mbeten prapa

Shqipëria

Hahn jep sinjalin për Shqipërinë: S’do ishte e drejtë që Maqedonia e Veriut të priste ata që mbeten prapa

Më: 17 maj 2019 Në ora: 20:40
Johanes Hahn

Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn ka reaguar përmes faqes së tij në Twitter duke kërkuar hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Ajo që bën përshtypje në mesazhin e tij është fakti se thekson që Maqedonia e Veriut nuk duhet të penalizohet në procesin e integrimit për shkak të shteteve të tjera që kanë mbetur pas. Ndonësë nuk e përmend me emër, Hahn i referohet këtu Shqipërisë, e cila prej disa muajsh ka hyrë në një spirale krize poltike. SIpas komisionerit procesi i zgjerimit në BE duhet të mbështetet në meritat e secilit shtet dhe se sipas tij Maqedonia e Veriut ka bërë progres të madh në këtë drejtim.

“Pranimi në BE është një proces i bazuar në merita, duke vlerësuar përparimin individual. Nuk do të ishte e drejtë që Maqedonia të priste të tjerët që mund të mbeten prapa. BE duhet të njohë progresin që është thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. E njëjta gjë vlen edhe për marrëveshjen për zgjidhjen e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës”, shkruan Hahn në Twitter.

Kjo është hera e para që Komisioneri për Zgjerimin në BE kërkon avancim të procesit të integrimit të një shteti, pa u penalizuar nga situata në shtete të tjera. Kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë është shprehur sot edhe kreu i opozitës franceze. Sipas tij Shqipëria nuk mund të avancojë në BE për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat