“Shkëmbimi i territoreve”, ish-deputeti: Çfarë i kishin premtuar Vuçiçit bashkëautorët për… - Bota Sot
“Shkëmbimi i territoreve”, ish-deputeti: Çfarë i kishin premtuar Vuçiçit bashkëautorët për…

Shqipëria

“Shkëmbimi i territoreve”, ish-deputeti: Çfarë i kishin premtuar Vuçiçit bashkëautorët për…

Më: 18 maj 2019 Në ora: 10:57
Tritan Shehu

Ish-deputeti i PD-se, Tritan Shehu shkruan sot per rigjallerim te aspirates serbe per “shkembimin e territoreve”. 

Me nje shenim ne Facebook, duke iu referuar zhvillmeve ne samitin e Berlinit, Shehu shkruan se “Bashkeautoret e “shkembimit te territoreve”, po tentojne te zbehin disfaten e Berlinit duke perdorur “nacionalizma”, si ajo e “zgjerimit te Kosoves”, apo e “zhdukjes se Kufirit Shqiperi-Kosoves”.

Postimi i Tritan Shehut

Keshtu “ringjallerohet” aspirata serbe per “shkembimin e territoreve”!
Bashkeautoret e “shkembimit te territoreve”, po tentojne te zbehin disfaten e Berlinit duke perdorur “nacionalizma”, si ajo e “zgjerimit te Kosoves”, apo e “zhdukjes se Kufirit Shqiperi-Kosoves”.
Mbas “avullimit” qe pesoi ne Berlin ai projekt, konstatohet nje nervozizem me kercenime e deshperim nga Beogradi.
Dite me pare Vucic, me tej te tjere; nje minister i tij foli me ate tonalitet, por duke perdorur dhe “argumentat nacionaliste” te “ofruara” nga “pa pergjegjeshmeria shqiptare”.
Kuptohet, “projekti i territoreve” i shpallur ne gjuhen shqipe, ishte shume i cmuar per Beogradin.
Cfare i kishin premtuar Vucicit bashkeautoret per ta bere entusiazt ate ato dite dhe kaq te deshperuar, kur ai projekt u “zhduk” ne Berlin?
Pse heshtin sot keta, por vetem vazhdojne te perdorin si “gjethe fiku” refrenin e “bashkimit” me Kosoven te Presheves, Bujanovskit e Medvegjes, sikur te kishin te benin jo me Serbine, por me…?
Me tej, kerkojne te implikojne kufirin Shqiperi – Kosove si mbulese “nacionaliste e te deshtuarit”!
Populizma te tille furnizojne Beogradin & company me “argumenta e shpresa” per rihapjen e asaj ideje te rrezikeshme e ushqejne ate “projekt”.
Ne e Rajoni yne, kemi nje te ardhme, integrimin europian, duke i cvleresuar kufijte cdo dite gjate atij procesi, per t’i “zhdukur” ne BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...