Niçja kërkoi lirimin nga burgu, ja çfarë vendosën sot Krimet e Rënda

Shqipëria

Niçja kërkoi lirimin nga burgu, ja çfarë vendosën sot Krimet e Rënda

Më: 18 maj 2019 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi sot kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Vol vo 4”.

I njohur edhe me pseudonimin “Nicja” kërkoi zbutje te masës “arrest në burg”, duke pretenduar mungesë të provave dhe se deri në këtë moment nuk ka pasur të reja nga hetimet.

Nga ana tjetër, prokurori i dosjes, Dritan Prençi, kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të cojnë në ndryshimin e saj dhe se provat e paraqitura janë të mjaftueshme për të caktuar një masë sigurimi.

Kjo është hera e pestë që “Nicja” kërkon lirim nga qelia, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat