E paralizuan dhe i grabitën mijëra euro, arrestohet i shpalluri në kërkim

Shqipëria

E paralizuan dhe i grabitën mijëra euro, arrestohet i shpalluri në kërkim

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:03
I moshuari i moshës 76-vjeçare

Polica e Elbasanit thotë se ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vjedhje me pasoja të rënda.

Kështu mbrëmjen e kësaj të premteje, efektivët e komisariatit të policisë Peqin në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e 19-vjeçarit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Elbasanit, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më 8 maj, në Peqin, në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e Skënder Zeqirit, dhe kanë vjedhur një sasi parash.

I arrestuari akuzohet se bashkë me një shok dhe një vajzë, kanë trokitur në banesën e çiftit të moshuar dhe kanë kërkuar që e reja të shkonte në tualet.

I moshuari i moshës 76-vjeçare ka pranuar dhe sapo ka hyrë brenda i kanë ofruar një pije lëng, duke bërë që i moshuari të mbetet i paralizuar përkohësisht.

Më pas ata e kanë lidhur, duke marrë në banesë një shumë të konsiderueshme parash, teksa mbanin të izoluar gruan. Mendohet se të dyshuarit i kanë marrë rreth 60 mijë euro, të cilat i kishte mbledhur për shkak se merrej me tregti rrobash prej shumë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat