Basha në Parlamentin britanik: PD, vullnet për të luftuar krimin dhe trafikun e drogës

Shqipëria

Basha në Parlamentin britanik: PD, vullnet për të luftuar krimin dhe trafikun e drogës

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:07
Lulzim Basha dhe Dominic Grieve

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u prit në Parlamentin Britanik, nga kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve.

Në këtë takim, Basha u ndal në domosdoshmërinë për të forcuar shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri, si dhe për të qëndruar krah për krah aleatëve tanë euroatlantikë për të parandaluar çdo plan apo ide që minon interesat strategjike të NATO-s në Europën Juglindore.

Ne bashkëbisedimin me zotin Grieve, lideri i opozites shprehu vendosmërinë e tij që bashkëpunimi midis dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit të jetë sa më i fuqishëm dhe sa më efikas.

Ai deklaroi se se shumica absolute e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe ndershmërisht, ndaj shtoi se veprimi i vendosur dhe bashkëpunimi i ngushtë në luftë kundër krimit të organizuar dhe në veçanti trafikut të qenieve njerëzore e të narkotikëve, do të ndihmojë në goditjen e kriminalitetit dhe në rikthimin e besimit. Kreu i opozitës shqiptare, do të shërbejë për të mos njollosur reputacionin e komunitetit shqiptar në Britani nga një pakicë e përfshirë në aktivitete kriminale.

“Jemi të vendosur nënvizoi për të ndërtuar në Shqipëri institucione të forta ligjzbatuese të pandikuara dhe të afta për tëe luftuar krimin e organizuar dhe narkotrafikun”, u shpreh Basha.

Gjithashtu u diskutua për rrezikun e të gjitha retorikave për ndryshim kufijsh në Ballkan.

Basha deklaroi se shtetet e Ballkanit janë multietnike dhe se kjo është një vlerë europiane, të cilën ne duhet ta mbrojmë.

“Çdo ide tjetër rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal, hap precedentë të rrezikshëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit, si dhe dobëson krahun jugor të NATO-s duke i shërbyer axhendave që janë në konflikt me sigurinë dhe vlerat euroatlantike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat