“Zgjedhjet nuk shtyhen”, Vasili publikon deklaratën e Ramës në 2006: Çfarë i paturpi

Shqipëria

“Zgjedhjet nuk shtyhen”, Vasili publikon deklaratën e Ramës në 2006: Çfarë i paturpi

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:21
Edi Rama dhe Petrit Vasili

Ish-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili e ka quajtur si të turpshëm qëndrimin e Edi Ramës për zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën.

Vasili ka publikuar qëndrimin e Ramës në vitin 2006, ku sipas tij zgjedhjet u shtynë pas kërkesës së kryetarit të opozitës së atëhershme.

“Edi Rama dje dhe sot…çfarë i paturpi!! Lexoni që të gjithë se çfarë deklaronte në 24 dhjetor 2006 Edi Rama përpara zgjedhjeve lokale te janarit 2007. Zgjedhje, që u shtynë me kërkese të Edi Ramës për një certifikate lindjeje.

Besoj se edhe gazetaret e analistet me të njëanshëm me e pakta, që mund të bëjnë është ta mbyllin gojën pasi ta lexojnë ketë deklarim.

Lexojeni çfarë thoshte Edi Rama ne 24 dhjetor 2006: “Kryeministri i Shqipërisë i trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje nuk do të ketë, për këtë ju garantoj.”

Pra Edi Rama garantonte, në 2006 që zgjedhje nuk do te kishte”, thekson Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat