AKU bllokon në kufi 42 viça të sëmurë nga Serbia, do futeshin për therje

Shqipëria

AKU bllokon në kufi 42 viça të sëmurë nga Serbia, do futeshin për therje

Më: 18 maj 2019 Në ora: 14:13
Ilustrim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në pikën kufitare të Morinës 42 viça të sëmurë, jashtë kritereve ligjore të cilat do të futeshin në vendin tonë për therje.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, thotë se njëkohësisht me intensifikimin e kontrolleve në terren, vijon të kontrollojë me rigorozitet çdo ngarkesë me mallra ushqimor që hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Pikave të Inspektimit Kufitar.

Nga kontrollet e ushtruara më datë 17 maj rezulton se ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia, 42 krerë viça për therje, në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare, siç përcaktohen ne Urdhërin Nr. 526, date 20.10.2016. Referuar parashikimeve te këtij urdhri dhe në bashkëpunimi me shërbimin veterinar rajonal, AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në regjim karantinor 21 ditë përpara se te futen në proces therje.

Po ashtu u zbulua ngarkesa prej 24 tonë kripë e ardhur nga Austria në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit për tu përdorur për konsum human dhe industrinë ushqimore në Shqipëri u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe pas kontrollit fizik të ngarkesës ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit kripë, paraqesin nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar, sipas përcaktimeve ligjore.

Për këto arsye, AKU vendosi masën administrative “Bllokim produkti” për sasinë prej 24 ton kripë dhe masën administrative “Kthim në vendin e origjinës” së produktit.

Subjekti po kryen veprimet e duhura me degën e doganës Shkodër për kthimin e produktit në vendin e origjinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat