PD-LSI s’marrin pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, por dorëzojnë listat në KZAZ - Bota Sot
PD-LSI s’marrin pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, por dorëzojnë listat në KZAZ

Shqipëria

PD-LSI s’marrin pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, por dorëzojnë listat në KZAZ

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:16

PD dhe LSI megjithëse nuk garojnë me kandidatë në zgjedhjet e 30 qershorit i dorëzuan mesditën e së shtunës në KQZ, listat për anëtarët e komisioneve zgjedhore.

Pak më herët, Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD deklaroi se për herë të parë në historinë postkomuniste në Shqipëri, Edi Rama po tenton të kthejë votimet moniste.

Ivi Kaso akuzoi mazhorancën qeverisëse se po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatët e Bindjes Demokratike.

Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, tha Ivi Kaso, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit.

Bindja Demokratike sipas PD, nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, ka ardhur edhe reagimi i kreut të partisë më të re opozitare, Astrit Patozi.

Përmes një statusi në Facebook, Patozi ka publikuar edhe një dokument sipas të cilit, jo vetëm deputeti Andi Përmeti, por edhe Lefter Koka i ka dhënë firmën për të garuar dhe kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit në të gjithë Shqipërinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...