Basha: Nuk ka zgjedhje pa u ndëshkuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017!

Shqipëria

Basha: Nuk ka zgjedhje pa u ndëshkuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017!

Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:33
Lulzim Basha

Nga Parlamenti britanik, kryetari i PD, Lulzim Basha dha mesazhin e fortë se nuk do të ketë zgjedhje pa u ndëshkuar politikanët që vodhën me krimin zgjedhjet e 2017!

“Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” - theksoi zoti Basha.

Gjatë vizitës në Ëestminster, Kryetari i PD Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar). Në këtë takim u diskutua gjerësisht për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungësën e një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll, por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin.

Delgacioni, i përbërë edhe nga Kryetari i PR, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvilloi një takim në Dhomën e Lordëve me Lordin Peter Boëness, zv Presidenti i Asmblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh, anëtar i Dhomës se Lordëve në Parlamentin Britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat