Gent Cakaj në 70 vjetorin e themelimit të këshillit të Evropës flet për Shqipërinë dhe Kosovën

Shqipëria

Gent Cakaj në 70 vjetorin e themelimit të këshillit të Evropës flet për Shqipërinë dhe Kosovën

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:12
Pamje nga takimi

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë të mbrojë çdo vlerë të kësaj organizate dhe do të mbetet kontribuuese aktive brenda saj.

Ai gjithashtu ka theksuar se Shqipëria konsideron se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një vlerë e shtuar për organizatën në përgjithësi dhe kontribut në afirmimin e të drejtave dhe lirive themelore në veçanti.

“Për t’i ruajtur vlerat e tij themelore dhe për t’iu përgjigjur sfidave vijuese, Këshilli i Evropës duhet ta konsolidojë rëndësinë e tij institucionale në çdo rrethanë”.

“Për të realizuar këtë qëllim, reforma e tij e brendshme është e domosdoshme. Ashtu sikurse çdo anëtar duhet t’i përmbushë përgjegjësitë e tij (veçanërisht ato financiare), ashtu edhe komunikimi i brendshëm institucional duhet të përmirësohet përmbajtësish. Ndasitë e brendshme nuk duhet të vënë asnjëherë në pikëpyetje peshën e vlerave të përbashkëta të Këshillit të Evropës”.

“Shqipëria do të vazhdojë të mbrojë çdo vlerë të kësaj organizate dhe do të mbetet kontribuuese aktive brenda saj. Shqipëria po ashtu konsideron se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një vlerë e shtuar për organizatën në përgjithësi dhe kontribut në afirmimin e të drejtave dhe lirive themelore në veçanti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat