Pas skandalit në qeveri, dorëhiqet kancelari Sebastian Kurz; këshilltari mesazh Ramës

Shqipëria

Pas skandalit në qeveri, dorëhiqet kancelari Sebastian Kurz; këshilltari mesazh Ramës

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:22
Sebastian Kurz

Pas dorëheqjes së kancelarit austriak Sebastian Kurz, ka reaguar këshilltari i Edi Ramës për Diplomacinë publike, Fate Velaj.

“Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur nje ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrine por, unë nuk mund të qendroj në  pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe thërrase zgjedhje të parakohshme. Sapo e tha Sebastian Kurz”, shkruan Velaj në Facebook.

Në fakt ky ngjan si një mesazh i tij për kryeministrin Edi Rama, në një situatë ku kërkohet dorëheqja e tij dhe akuzohet nga opozita për blerje votash në zgjedhjet e 2017-s.

Dorëheqja e kancelarit Kurz, vjen pas një video-skandali të shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” të  zv/kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache.

Sipas një filmimi të fshehtë të vitit 2017-të, Heinz-Christian Strache tregohet i gatshëm që t’i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare. Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Strache e ka dorëzoi dorëheqjen te kancelari Sebastian Kurz, i cili më herët kishte përjashtuar çdo mundësi për vijimin e bashkëpunimit me aleatin në Qeveri.

Përveç nga detyra shtetërore, Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen edhe si kryetar i partisë radikale të djathtë, FPÖ.evwer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat