Rrjetet sociale pas dorëheqjes së kancelarit austriak sulmojnë Ramën

Shqipëria

Rrjetet sociale pas dorëheqjes së kancelarit austriak sulmojnë Ramën

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:48
Edi Rama

Pas dorëheqjes së kancelarit austriak Sebastian Kurtz ditën e sotme kanë reaguar rrjetet sociale në Shqipëri se si ka mundësi që Edi Rama nuk jep dorëheqjen për një çështje me të madhe se ajo e kancelarit austriak.

Kancelari austriak ka bërë thirrje presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve, sa më shpejt të jetë e mundur. Kurtz është shprehur se nuk erdhi në pushtet për të përmbushur egon dhe as për karrige, por që të ndihmoj Austrinë.

Shkak për dorëheqjen e Kurtz është bërë videoskandali me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache, i cili dha dorëheqjen më herët.

Në video skandal shfaqej zv/kancelari me një manjate ruse, të cilët bënin pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017. Në planet e tyre ishte edhe blerja e disa mediave.

Por në Shqipëri, edhe pse prokuroria ka përgjime ku dëgjohen eksponentë të lartë të mazhorancës teksa flasin edhe me njerëz të botës së krimit për blerjen e votave, sërish askush nuk ka dhënë dorëheqjen.

Frymëzuar nga kjo, në rrjet po qarkullon një meme, ku shfaqet Rama duke thënë: “Pse, kush jam unë, Kancelari Austriak?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat